Türkiye shpëton 80 emigrantë të parregullt të dëbuar nga njësitë greke. / Foto: AA

Në brigjet e zonës Ayvalık në qytetin Çanakkale të Türkiyes, u shpëtuan 80 emigrantë të parregullt të dëbuar në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke për zonën e Egjeut verior identifikuani se në 2 gomone në brigjet e zonës Ayvalık në Egjeun e Veriut ndodheshin emigrantë të parregullt.

Anija e rojës bregdetare "TCSG-6" e cila u drejtua në rajon, shpëtoi emigrantët e parregullt me origjinë afgane të cilët ishin dëbuar në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë.

Bëhet e ditur se 80 personat e dërguar në breg, pas procedurave u dërguan në Qendrën e Rikthimit për të Huajt në Ayvacık.

TRT Balkan / agjencitë