Numri total i pasagjerëve ajror vitin e kaluar, përfshirë pasagjerët tranzitë direkët, ishte 214,23 milionë.
Pritet që këtë vit numri i pasagjerëve që përdorin udhëtimin ajror në Türkiye të arrijë afërsisht 236,6 milionë.
Sipas informacioneve të marra nga Anadolu, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve ka rishikuar "Raportin e Serive të Avionëve, Pasagjerëve, Mallrave dhe Parashikimeve".
Numri total i pasagjerëve ajror vitin e kaluar, përfshirë pasagjerët transit direkt, ishte 214,23 milionë. Ai parashikohet të rritet me rreth 10,4% këtë vit për të arritur në 236,56 milionë.
Vitin e ardhshëm numri i pasagjerëve pritet të arrijë në 249,26 milionë.
Rritja më e madhe në fluturimet e brendshme
Vitin e kaluar, numri i pasagjerëve ndërkombëtarë ishte 122,95 milionë. Këtë vit, pritet të rritet me 9,1% ose në 134,22 milionë deri në vitin 2025, dhe numri i pasagjerëve ndërkombëtarë vlerësohet të arrijë në 140.18 milionë.
Ndërkohë, numri i pasagjerëve të brendshëm, i cili vitin e kaluar ishte 91,05 milionë, pritet të rritet me 11,9% këtë vit, gjegjësisht në 101.88 milionë. Deri në vitin 2025, numri i pasagjerëve vendas pritet të rritet në 108,62 milionë.
Rritja e trafikut të avionëve, mallrave
Lëvizjet totale të avionëve të vitit të kaluar, duke përfshirë fluturimet tranzite, ishin 2,17 milionë. Këtë vit pritet të rritet në 2,33 milionë, dhe vitin e ardhshëm në 2,43 milionë.
Lëvizjet e avionëve vendas vlerësohet të arrijnë në 937.747 këtë vit, ndërsa lëvizjet ndërkombëtare pritet të arrijnë në 875.128.
Vitin e kaluar, ka pasur 485.453 fluturime transit. Këtë vit, pritet të rritet në 521.337, dhe në 538.078 në 2025.
Lëvizja totale e mallrave në aeroportet turke, e cila ishte 4,44 milionë tonë vitin e kaluar, pritet të arrijë në 4,92 milionë tonë këtë vit. Deri në vitin 2025, vlerësohet të rritet në 5,12 milionë tonë.