Tërmet në Indonezi, 46 persona humbin jetën.     /Foto: AA

Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën veriperëndimore turke Bolu.

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 13:55 sipas kohës lokale.

AFAD-i njoftoi se epiqendra ishte në Bolu dhe u regjistrua në një thellësi prej 8,13 kilometrash.

Më 6 shkurt dy tërmete me intesitet 7,7 dhe 7,6 ballë goditën 11 provinca turke - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese si dhe shumë të tjerë në veri të Sirisë.


TRT Balkan / agjencitë