Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë është regjistruar në qytetin Kahramanmaraş të Türkiyes.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave të Türkiyes (AFAD), thuhet se tërmeti 5,3 ballë ka ndodhur në orën 12:19 sipas kohës lokale dhe me epiqendër zonën Göksun në qytetin Kahramanmaraş.
Mësohet se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7 kilometrash.
Pasgoditjet në provincat e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit vazhdojnë të ndodhin në Türkiyen jugore.
TRT Balkan / agjencitë