Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se përpjekjet për të luftuar një zjarr të furishëm në perëndim të Türkiyes janë duke vazhduar.
“Përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Çanakkale vazhdojnë pa ndërprerje”, tha Yerlikaya.
Ministri turk njoftoi se mbi 2.600 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit, tetë aeroplanë, 26 helikopterë, 240 kamionë spërkatës, 71 cisterna uji, si dhe 328 automjete dhe pajisje janë dërguar në vendngjarje.
Yerlikaya tha se deri më tani 337 familje dhe 1.251 individë në nëntë fshatra në rajonin e prekur nga zjarri janë evakuuar.
Ngushtica e Çanakalasë u mbyll për kalimin e anijeve veri-jug për shkak të zjarrit që shpërtheu dje herët, i cili u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
TRT Balkan / agjencitë