Türkiye vazhdon bisedimet për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit.     /Foto: Reuters

Türkiye po bën përpjekje për të zgjatur Iniciativën e Drithit të Detit të Zi, e cila do të përfundojë më 18 mars, tha sot (9 mars) ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Hulusi Akar.

Marrëveshja siguron një kalim të sigurt të drithërave dhe sendeve të tjera thelbësore përmes porteve të Detit të Zi të Ukrainës duke parandaluar një krizë globale ushqimore.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se, deri më tani, të paktën 790 anije të ngarkuara me drithë u larguan nga portet e Ukrainës duke transportuar afro 23,5 milionë tonë drithëra.

Në korrikun e kaluar, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e grurit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

"Ne vazhdojmë negociatat tona me OKB-në, Ukrainën dhe Rusinë, të cilat janë palë në iniciativën e drithit. Ukraina shprehu një mendim pozitiv për një zgjatje të dytë të nismës. Në mënyrë të ngjashme, Rusia ka një qëndrim pozitiv ndaj zgjatjes së iniciativës. Ne gjithashtu shpresojmë dhe presim që nisma e drithit do të vazhdojë me kontributin e të gjitha palëve. Ne vazhdojmë përpjekjet tona në këtë drejtim", tha Akar.

TRT Balkan / agjencitë