Qytetarët e Türkiyes do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit dhe do të zgjedhin mes katër kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlamentin.
64,11 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe më shumë se 4,9 milionë qytetarë turq do të votojnë për herë të parë.
Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan, pastaj Muharrem Ince, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan, sipas renditjes në fletëvotim, janë kandidatët për president të Türkiyes.
Qendrat e votimit të dielën, më 14 maj do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 17:00 me orën lokale, në 87 rajone.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura edhe jashtë Türkiyes, në 75 shtete dhe 156 përfaqësi të këtij vendi.
Votimi në pikat kufitare do të fillojë më 27 prill, ndërsa nga data 5 deri më 9 maj do të votohet në përfaqësitë diplomatike jashtë Türkiyes, sipas orarit të përcaktuar më parë.
Më shumë se 3,41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.