Zv/ministri turk i Punëve të Jashtme, Burak Akçapar, ka zhvilluar konsultime politike me homologët e tij nga Arabia Saudite, Jemeni dhe Kuvajti.
Në llogarinë e saj në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se gjatë vizitës së tij në kryeqytetin saudit Riad, Akçapar u takua me homologun e tij saudit, Waleed Al-Khereiji, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Në një takim të ndarë, Akçapar u prit edhe nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Al-Budaiwi, me të cilin u diskutuan marrëdhëniet e Türkiyes me GCC-në, mundësitë e bashkëpunimit, si dhe zhvillimet globale dhe rajonale.
Në kuadër të vizitës së tij në Riad, Akçapar zhvilloi bisedime edhe me homologun e tij jemenas, Mansour Baggash, me të cilën shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në Jemen, marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e bashkëpunimit mes Türkiyes dhe Jemenit.
Sot, në ndaljen e tij të fundit në Kuvajt, Akpaçar dhe homologu i tij nga Kuvajti, Mansour Ayyad Alotaibi, mbajtën raundin e tetë të konsultimeve politike.
Lidhjet dypalëshe, bashkëpunimi dhe mënyrat e avancimit të marrëdhënieve në çdo fushë ishin në agjendën e zv/ministrave të jashtëm.