Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pas takimit me homologun palestinez, Mahmoud Abbas, u zotua se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze dhe të rrisë prosperitetin e palestinezëve. “Si Türkiye, ne vazhdojmë të mbështesim kauzën palestineze në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Jemi thellësisht të shqetësuar për dhunën e kolonëve të paligjshëm”, tha presidenti Erdoğan gjatë një konferencë të përbashkët për media me presidentin Abbas në kryeqytetin Ankara. Erdoğan dhe Abbas zhvilluan bisedime kokë më kokë në kompleksin presidencial për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjen Palestinë-Izrael dhe zhvillime të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. “Ne nuk mund të tolerojmë asnjë akt që përpiqet të ndryshojë status quo-në historike të vendeve të shenjta, veçanërisht të xhamisë Al-Aksa. Uniteti dhe pajtimi i palestinezëve janë elementë kyç në këtë proces”, tha ai. Siç theksoi Erdoğani, komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është e rëndësishme të angazhohet në çështjen palestineze. “Krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967 bazuar në parametrat e OKB-së është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, tha presidenti turk. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu pritej të vizitojë Türkiyen këtë javë, por vizita u shty pasi ai pati një operacion të paplanifikuar gjatë fundjavës. Ankaraja mbështet fuqishëm një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Palestinë-Izrael, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.
25 Kor 2023
Türkiye zotohet se do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze
“Krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967 bazuar në parametrat e OKB-së është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, tha presidenti turk.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.