Türkiyen e vizituan 26,8 milionë turistë të huaj në 7 muaj / Foto: AA

Në shtatë muajt e parë të vitit 2023, Türkiyen e kanë vizituar 26,76 milionë turistë të huaj, zbuluan shifrat zyrtare sot.

Numri i vizitorëve të huaj në periudhën janar-korrik u rrit me 16,22 për qind në bazë vjetore, njoftoi Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit.

Istanbuli, qyteti më i madh i Türkiyes për nga popullsia dhe një destinacion kryesor turistik, mirëpriti 36,5 për qind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj, ose gati 9,77 milionë, në periudhën shtatëmujore.

Ai u pasua nga qyteti turistik mesdhetar i Antalyas me 7,7 milionë turistë të huaj dhe Edirne në veriperëndim të Türkiyes, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 2,7 milionë vizitorë të huaj.

Sa i përket përkatësisë etnike të turistëve të huaj, Rusia zë vendin e parë me 13 për qind, gati 3,5 milionë vizitorë, e ndjekur nga Gjermania (12%) dhe Britania (7,71%).

Vetëm në prill, Türkiye u vizitua nga 7,1 milionë të huaj, me një rritje prej 7,25 për qind në bazë vjetore.

AA