Ushtarët e Kosovës shpëtojnë nënë me fëmijë në Hatay.     /Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës

Një nënë me fëmijën e saj dyvjeçar, me ndihmën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka arritur të shpëtojë nga rrënojat e tërmetit në qytetin e Hatay në Türkiye.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga mëngjesi i djeshëm, janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Türkiyes.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare”, thotë FSK-ja dhe shtojnë se, pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar.

Njësitë e Ushtrisë së Kosovës në rajonet e prekura në Türkiye kanë ditën e dytë të tërmetit. Sipas njoftimit të FSK-së, motivi i ushtarëve nga Kosova është i lartë dhe përkushtimi i tyre do të vazhdojë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat. Me këtë motiv të lartë të ushtarakëve nga Kosova, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.




TRT Balkan