Vazhdon rritja e shpejtë e turizmit në Türkiye edhe këtë vit.  / Foto: AA

Rritja e shpejtë e turizmit në Türkiye vazhdon edhe këtë vit, tha kreu i bordit të Şahinler Holding, Kemal Şahin.

Şahinler Holding, e cila vazhdon investimet e saj turistike në Türkiye, me markën Megasaray Hotels, hapi hotelin e pestë në Side të Antalyas.

Në një takim me mediat për hapjen e Megasaray Resort Side, Şahin bëri vlerësime për investimet e tyre në Türkiye dhe kontributin e tyre në turizmin sportiv.

Şahin tha se vazhdojnë të kontribuojnë në ekonominë e vendit, ndërsa shtoi se me hapjen e hotelit të fundit kanë bërë një investim prej 40 milionë eurosh.

Duke folur për rëndësinë që i japin Türkiyes, ai vuri në dukje kontributet që i kanë dhënë ekonomisë së Türkiyes. "Şahinler Holding, me fabrikat dhe bizneset tona në Türkiye dhe jashtë vendit punëson mijëra persona dhe bëjmë eksport në vlerë prej miliona dollarë", tha ai, duke shtuar se janë fokusuar më shumë në sektorin e turizmit, i cili sjell të ardhura të konsiderueshme nga valuta për vendin.

Në këtë drejtim, ai njofton pavarësisht periudhës së pandemisë në 3 vitet e fundit kanë shtuar edhe 4 hotele brenda strukturës së tyre të hoteleve Megasaray Hotels.

"Me njëfarë mënyrë krizën e shndërruam në mundësi. Me markën tonë Megasraya Hotels; numri i hoteleve tona u rrit në 5 me Megasaray Club Belek, Megasaray Westbeach Antalya, Das3917, Megasaray Mount Erciyes i cili do të hapë dyert këtë sezon dimëror, si dhe Megasarya Resort Side. Këto investime na kushtuan 40 milionë euro. Gjithashtu, këtij hoteli do t'i bëjmë një investim shtesë prej 10 milionë eurosh. Kapaciteti i shtretërve është rritur në 3.500, ndërsa punësimi në turizëm 2.000", u shpreh ai, duke shtuar se do të rrisin edhe më tej kapacitetin e shtretërve si dhe punësimin.

Antalya shndërrohet në qendër të botës për tenis

Kemal Şahin theksoi se kanë bërë ndryshim në fushën e turizmit alternativ në Türkiye pasi krijuan mundësi të reja. "Në turizëm krijuam edhe një model. Në kuadër të Megasaray shtuam edhe aktivitetet sportive. Veçanërisht në tenis Antalyan, Akademinë MTA-Megasaray Tenis e bëmë markë. Jemi shndërruar në qendër të botës si vendi ku zhvillohen më shumë turne dhe kampe", tha ai.

Şahin theksoi se shumë sportistë në kuadër të akademisë bëjnë pjesë edhe në ekipet kombëtare duke e përfaqësuar Türkiyen në botë me sukses.

Ai tregoi se në Akademinë MTA-Megasaray Tenis në 60 fusha të tenisit mund të luhen paralelisht turne të ndryshëm dhe të rëndësishëm, ndërsa në Side gjenden 5 fusha, gjë që mundëson të organizohet edhe turne edhe kamp.

Me hotelin që do të hapet në Erciyes në sezonin e dimrit, ai tregoi se sezonin do ta përhapin në 12 muaj, me të cilën do të mundësojnë zhvillimin e sportit të tenisit gjatë 12 muajve në Türkiye.

Në vitin 2028 synohen 90 milionë turistë

Şahin, mes të tjerash, u ndal edhe në shifrat e turizmit, duke treguar se Türkiye në vitin 2022 ka arritur 46,4 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi, duke shënuar një rritje prej 53,4 për qind me vitin pararprak.

"Numri i turistëve që kanë ardhur në Türkiye në vitin 2022 arriti në 51,4 milionë persona me një rritje prej 75 për qind. Rritja e shpejtë në turizëm vazhdon edhe këtë vit. Synimi i ministrit tonë të turizmit për vitin 2023 është 60 milionë turistë, 56 miliardë dollarë të ardhura, ndërsa për vitin 2028 synohen 90 milionë turistë, 100 miliardë dollarë të ardhura”, theksoi Şahin.

Numri i vizitorëve të huaj që kanë ardhur në 4 muajt e parë të vitit sipas Şahin ka shënuar një rritje prej 27,51 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Në kryeqytetin e turizmit, Antalya, shifrat 5-mujore e tejkaluan vitin e rekordeve, 2019. Në 5 muajt e parë të vitit 2023 në Antalya kanë ardhur 3.405.458 turistë. Ka një rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Për shkak të zhvlerësimit prej 10 për qind të rublës në maj dhe sezonit të ftohtë, pritjet në normat e akomodimit nuk u arritën. Pavarësisht kësaj, numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya është 12 për qind mbi atë të synuarën".

Ai informoi se gjatë periudhës janar-maj në Antalya më së shumti turistë vijnë nga Gjermania, Rusia dhe Britania e Madhe.

Mes të tjerash, ai njoftoi edhe për një projekt të ndërtimit të vilave në Istanbul. "Deri në fillim të vitit 2024 në Türkiye do të bëjmë edhe 100 milionë dollarë investim. Deri tani kemi siguruar 6 miliardë dollarë hyrje valutore në vendin tonë. Vazhdojnë edhe investimet tona industriale", theksoi ai.

Kemal Şahin gjithashtu tregoi se për shkak të ndikimeve të luftës Rusi-Ukrainë, kanë pësuar një humbje prej rreth 5 milionë turistësh, ndërsa në vend të tyre këtë numër e mbulojnë me turistë nga Evropa, kryesisht me turistë gjermanë.

TRT Balkan / agjencitë