Vera në rërën e nxehtë të bregdetit turk: Cilat janë plazhet më të njohura?     /Foto: AA

Riviera turke zë pjesën më të bukur, jo vetëm të Euroazisë, por edhe të Evropës. Vendi me një vijë bregdetare 7.200 kilometra të gjatë dhe 300 ditë me diell në vit ofron një divergjencë të kulturës, historisë dhe plazheve, hoteleve luksoze dhe florës dhe faunës shumëngjyrëshe.

Gjithë kjo e bën rivierën turke një vend të përsosur për pushime. Nga Mesdheu në brigjet e Egjeut, ka gjire dhe limane, plazhe me rërë dhe guralecë, shpella me thesare arkeologjike, dëshmitarë të qytetërimeve të lashta. Për shkak të plazheve të saj, Türkiye është në krye të vendeve me më shumë flamuj blu - një certifikatë ndërkombëtare për standardin e mbrojtjes cilësore të mjedisit detar dhe bregdetar. Një seri e plazheve më të bukura turke frymëzon të gjithë ata që duan të notojnë dhe të shijojnë diellin...

Kaputaş, plazhi në titujt botërorë

Antalya është një nga destinacionet më të vlerësuara për pushime për atraksionet e saj që shtrihen nga Aspendos në Myra, Side në Perge, së bashku me bregdetin e saj të gjatë, ujërat bruz, gjiret e qeta dhe aktivitetet sportive. Përgjatë rivierës së Antalyas ekzistojnë 231 plazhe të certifikuara me flamurin blu. Disa nga plazhet janë me kilometra të gjata, ndërsa të tjerët janë me gurë të vegjël të fshehur mes prerjeve malore dhe kodrash. Në rrugën Kaş-Kalkan është plazhi Kaputaş, një plazh mahnitës i bukur i njohur për rërën dhe detin e tij bruz. Ky plazh i vogël u shpall një nga 50 plazhet më të bukura në botë.

Vera në rërën e nxehtë të bregdetit turk: Cilat janë plazhet më të njohura? AA

Gjiri Andrea Doria, i quajtur sipas admiralit gjenovez Andrea Doria, ndodhet në rrugën Finike-Demre dhe është një nga plazhet më magjepsëse në Antalya. Ky plazh piktoresk është i rrethuar nga shkëmbinj, makie dhe ullinj të egër dhe frekuentohet nga breshkat e detit dhe fokat mesdhetare. Plazhi Patara, plazhi i dytë më i gjatë në Türkiye, 14 km i gjatë, ndodhet gjithashtu në Antalya. Është një nga zonat më të rëndësishme të folezimit të breshkave të detit në Türkiye. Prandaj, nga 15 maji deri më 15 shtator, si vizitorët ashtu edhe breshkat e detit përdorin alternuar plazhin e Pataras!

Bodrumi i kaltër

Bodrumi është pa dyshim pothuajse destinacioni më i popullarizuar i pushimeve në këtë pjesë të botës për shkak të detit dhe bregdetit të tij që është zgjedhja e duhur për një pushim veror. Plazhi Gumbet është plazhi më i afërt me qendrën e Bodrumit dhe ofron gjithçka nga noti, udhëtimet me varkë, zhytja ose lundrimi. Plazhi i Bitezit ka një formë gjysmërrethore, i rrethuar nga agrume dhe ullishte që rriten pranë restoranteve dhe kafeneve. Plazhi Golturkbuku është një vend i ditës dhe i natës për daljet dhe ngjarjet muzikore në klubet tërheqëse të plazhit.

Vera në rërën e nxehtë të bregdetit turk: Cilat janë plazhet më të njohura? AA

Izmir

Gjëja e parë që të vjen ndërmend për Izmirin, në jug të Çanakalasë, është Çeşme, destinacioni më i njohur turistik i qytetit. Plazhet e Ilicës dhe Alacatit janë yjet e kësaj klime, të njohura për rërën e tyre në të verdhë të artë. Alacati, i vendosur 13 km nga qendra e Cesme, ka plazhet më të pastra. Një tjetër vend i njohur pushimesh është plazhi i Ilicës, deti i të cilit ngrohet nga ujërat e cekëta të burimeve termale.

Parajsa e gjelbër

Bregdeti i Asos në Çanakkale është i njohur për detin disi më të qetë mes bimësisë së harlisur. Dy plazhet më të famshme në rajon janë plazhi Assos Sokakagzi dhe Gjiri Kadirga, i rrethuar nga ullinj nga të dy anët. Kur flasim për Çanakalanë, nuk duhet të harrojmë dy ishujt e bukur Bozcaadi dhe Gokceadi. Plazhi Ayazma në Bozcaada është një nga plazhet më të bukura në detin Egje, ndërsa plazhi Aydincik, 1.200 metra i gjatë në ishullin Gokceadi, është plazhi natyror më i vlerësuar i vizituar dhe i rekomanduar nga surfistët.

TRT Balkan / agjencitë