WFP-ja: Türkiye ka siguruar ndihma për miliona njerëz      Foto: AA

Në dy vitet e fundit, Türkiye ka ofruar shërbime ushqimore dhe logjistike në vlerë prej të paktën 500 milionë dollarësh për Programin Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke mundësuar që ndihmat humanitare të arrijnë te miliona njerëz që janë prekur nga kriza në vende dhe rajone të ndryshme si Palestina, Sudani, Afganistani dhe Jemeni.

Sipas njoftimit të WFP-së, Programi tërheq vëmendjen në rolin kritik të Türkiyes në furnizim dhe logjistikë, duke theksuar se nga shërbimi ushqimor dhe logjistik që ka marrë nga Türkiye u është dërguar ndihma humanitare vendeve dhe rajoneve si Palestina, Sudani, Afganistani dhe Jemeni që janë prekur nga kriza.

Furnizimi me produkte ushqimore nga Türkiye është kritik për operacionet emergjente të WFP-së në rajon, veçanërisht në lidhje me dërgesat e fundit në Rripin e Gazës.

Përderisa cilësia dhe shumëllojshmëria e produkteve ushqimore të blera nga Türkiye i mundëson WFP-së të ofrojë në mënyrë efektive ndihma ushqimore ushqyese për ata që kanë nevojë, rreth 1 milion tonë produkte ushqimore, përfshirë 1.500 tonë vakte të nxehta, u dërguan nga Türkiye në Gaza vetëm gjatë javës së fundit.

Drejtori i WFP-së për Türkiyen, Stephen Cahill, tha se Türkiye, veçanërisht vitin e kaluar ka luajtur rol kritik në ndihmat në Gaza.

"Situata në Gaza është jashtëzakonisht e rëndë dhe koha po ikën. Është thelbësore që dërgesat e ndihmave humanitare që shpëtojnë jetë të mos vonohen ose bllokohen. Zinxhirët e fortë të furnizimit që kemi krijuar në Türkiye jo vetëm që i plotësojnë nevojat urgjente ushqimore të familjeve në Gaza, por gjithashtu forcojnë aktivitetet tona kundër pasigurisë së përgjithshme ushqimore në rajon", tha Cahill.

TRT Balkan / agjencitë