Yanik nga Kocaeli: Kemi 200 tregje sociale në shërbim të nevojtarëve. / Photo: AA

Kombi dhe shteti ynë po i përkrah viktimat e tërmetit, tha ministrja e Familjes dhe e Shërbimeve Sociale të Türkiye, Derya Yanik, gjatë vizitës së provincës Kocaeli.

“Ne, si Ministri, në përputhje me planin turk për katastrofa dhe reagim, ofrojmë mbështetje psiko-sociale dhe ndihmë me ekipin e mbështetjes psiko-sociale, disa prej të cilave do të dërgohen edhe në qytetin Hatay”, tha Yanik.

Ekipet shtetërore, siç tha ajo, janë në fushë që në minutën e parë kur ndodhi kjo fatkeqësi.

“Në këto fusha ne kemi vazhduar aktivitetet tona mbështetëse psiko-sociale. Kolegët tanë kanë punuar shumë ngushtë dhe drejtpërdrejt me viktimat, si në zonat e tërmetit ashtu edhe në zonat fqinje. Një staf prej rreth 7.000 mbështetës psiko-socialë tani janë të vendosur në terren, me më shumë se 1.000 automjete. Ne po ofrojmë shërbime të mbështetjes psiko-sociale për qytetarët tanë”, tha Yanik.

Nga ana tjetër, ajo tha se në zonën e tërmetit janë rreth 100 depo për ndihmat që vijnë jashtë shtetit.

“Ne kemi 203 tregje sociale ku qytetarët mund të shkojnë dhe të marrin atë që u nevojitet. Dhe për ata që mund të mos kenë mundësi të vijnë, ne kemi 5 markete celulare ku mund të marrin ushqim ose nevoja të tjera për foshnja, produkte higjienike. Të gjitha këto janë vënë në dispozicion të qytetarëve tanë dhe kështu do të vazhdojnë”, theksoi Yanik.

Edhe pse Türkiye po përjeton një fatkeqësi të madhe, sipas ministres Yanik kombi dhe shteti turk janë të fortë dhe kur vjen puna për të adresuar të gjitha nevojat e qytetarëve tanë, ata bëjnë më të mirën.

Mes të tjerash, ajo gjatë qëndrimit në Kocaeli, i falenderoj donatorët si dhe organizatat ndërkombëtare për ndihmën e tyre, si dhe stafin e kërkim-shpëtimit që erdhën nga vende të ndryshme të botës dhe ndihmuan në vendet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

TRT Balkan