Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes, Ahmet Yener, në paraqitjen e sotme të parë para mediave tha se nga numërimi i deritanishëm Recep Tayyip Erdoğan (Aleanca e Popullit) kishte 49,40% të votave, kurse Kemal Kilicdaroglu (Aleanca e Kombit) 44,96%, Sinan Ogan (Aleanca ATA) mori 5,2%, ndërsa Muharrem Ince garantoi 0,44% të votave, shtoi Yener.
“Në orën 09:45 me orën lokale, procesi i numërimit ka përfunduar në 192.187 kuti votimi. Procesi i numërimit ka përfunduar në 99 për qind të kutive të ngritura në gjithë vendin”, tha ai.
"Aktualisht, procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende në 27 kuti votimi në vend”, theksoi Yener, duke shtuar se procesi i futjes së të dhënave është duke u zhvilluar.
Në fletën e votimit presidencial, votuesit zgjodhën midis Erdoğanit, Kilicdaroglut dhe Oganit të Aleancës ATA. Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara të enjten.