Yerlikaya: Në qershor janë neutralizuar 65 terroristë / Photo: AA

Ministri i Brendshëm i Türkiyes Ali Yerlikaya deklaroi se në muajin qershor 65 terroristë u neutralizuan në mbi 13 mijë operacione kundër organizatës terroriste separatiste.

Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Yerlikaya tha se lufta kundër terrorizmit vazhdon pandërprerë. Ai theksoi se muajin e kaluar janë kryer gjithsej 13.138 operacione, 43 prej të cilave të mëdha dhe të mesme, kundër organizatës terroriste separatiste në zonat rurale dhe urbane.

Yerlikaya tha se 65 terroristë u neutralizuan gjatë operacioneve dhe 112 nga 418 personat u arrestuan.

"Përgëzoj xhandarmërinë tonë heroike dhe forcat e sigurisë sonë, të cilët po luftojnë ditë e natë kundër terrorizmit për hir të atdheut tonë të shenjtë dhe flamurit tonë të lavdishëm. Zoti ju ruajttë. Lufta jonë do të vazhdojë derisa të përfundojë terrori", tha ai.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se si rezultat i operacioneve janë parandaluar 16 akte terroriste, 38 bunkerë dhe strehimore janë bërë të papërdorshme, janë sekuestruar 51 armë, 39 prej të cilave të rënda dhe me tyta të gjata, 70 granata dore, 24 mina/IED, 3 kilogramë eksploziv plastik, 313 kilogramë lëndë plasëse dhe 6.937 municione me diametër dhe përmasa të ndryshme.

Në deklaratë thuhet se 8 nga 65 terroristë janë neutralizuar, 41 janë kapur dhe 16 janë dorëzuar.

AA