Këshilli i Lartë Zgjedhor i Türkiyes (YKS) ka njoftuar se është hequr ndalimi i transmetimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të mbajtur sot në vend.
Kryetari i YSK-së, Ahmet Yener, gazetarëve në Ankara u tha se këshilli zgjedhor ra dakord të ndryshojë ndalimin e transmetimit zgjedhor që më herët ishte në orën 21:00 sipas kohës lokale dhe njoftoi se organizatat e mediat do të mund të transmetojnë rezultatet "që tani".
Më herët, qendrat e votimit në gjithë Türkiyen u mbyllën pasi votimi në zgjedhjet lokale të vendit përfundoi në ora 17:00 sipas kohës lokale.
Votuesit që jetojnë në qytetet më të mëdha të Türkiyes votuan për kryetarë bashkie metropolitane, kryetar bashkie, anëtarësi në këshillet bashkiakë, si dhe për muhtarët dhe këshillat e pleqve.
Në provincat e tjera, votuesit hodhën votat e tyre për anëtarët në këshillet provinciale, kryetarët e bashkive, anëtarët në këshillet bashkiake, muhtarët dhe këshillat e pleqve. Në fshatra u votua për anëtarët në këshillet provinciale, muhtarët dhe këshillat e pleqve.