Qytetarët e Türkiyes sot votojnë për të përcaktuar presidentin e vendit dhe deputetët e rinj në parlament. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Mbështetur në numrat e Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve (YSK), mbi 60 milionë shtetas turq sot kanë të drejtë votë.
Prej tyre rreth 5 milionë për herë të parë do të kenë të drejtën e votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në ditën e zgjedhjeve, shitja e pijeve alkoolike është ndaluar nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë dhe shumë vende argëtimi do të mbyllen ose do të kufizohen vetëm në shërbimin e ushqimit për klientët. Ditën e zgjedhjeve janë të mbyllura kafenetë dhe internet kafetë.
Votat numërohen publikisht
Vendvotimet ditën e zgjedhjeve janë hapur në ora 08:00 me llogaritjen lokale dhe mbyllen në orën 17:00.
Bordi i kutisë së votimit përputh numrin e zarfeve me numrin e nënshkrimeve të zgjedhësve, zarfet e pavlefshme dokumentohen dhe hidhen.
Votat numërohen publikisht nga kryetari i bordit të kutive të votimit, ndërsa anëtarët e partive politike dhe vullnetarët qëndrojnë si dëshmitarë.
Raporti i kutisë së votimit nënshkruhet dhe vuloset nëse nuk ka kundërshtime nga vëzhguesit zyrtarë. Fletët e votimit dhe votat futen në një thes, vulosen dhe dërgohen në këshillat zgjedhorë të rretheve për t'u digjitalizuar dhe numëruar.
14 Maj 2023
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.