Zonja e Parë e Türkiye-s, Emine Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres nënshkruan një dokument të vullnetit të mirë për të shtrirë projektin "Zero mbeturina" (Zero Waste) në të gjithë botën.
Zonja Erdoğan dhe Guterres patën një takim në selinë e OKB-së, ku u diskutuan çështjet mjedisore, përfshirë projektin "Zero mbeturina", një projekt i nisur në vitin 2017 nga Zonja e Parë në Türkiye.
Projekti synon të reduktojë mbeturinat sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të reduktojë ndotjen.
Pas takimit, Guterres tha se mbeturinat janë një problem jetik dhe projekti në këtë kuptim është shumë i vlefshëm dhe mbresëlënës.
Kreu i OKB-së u bëri thirrje vendeve të OKB-së që të zgjerojnë globalisht projektin "Zero mbeturina" të Türkiye-s si pjesë e projektit mjedisor, që është një ndër çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet OKB-ja.
Duke iu referuar tekstit të vullnetit të mirë për projektin, Guterres tha se nënshkrimin e bën para kamerës për shkak të rëndësisë së çështjes.
"Teksti që do të nënshkruajmë me ju sot zbulon qëllimin tonë të përbashkët në këtë kuptim. Shpresoj që numri i nënshkrimeve në këtë deklaratë, ku ne do të jemi nënshkruesit e parë, do të rritet", nënvizoi zonja Erdoğan, duke uruar që projekti të përhapet globalisht.
Përpara ceremonisë së nënshkrimit, zonja Erdoğan i prezantoi Sekretarit të Përgjithshëm portretin e Guterres, të krijuar me mbetje të materialeve të tekstilit nga artistja Deniz Sağdıç.
Sipas të dhënave të publikuara në korrik nga Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike e Türkiye-s, projekti ka reduktuar 3,9 milionë tonë emetim të gazit serrë dhe i ka kursyer ekonomisë miliarda dollarë.
20 Sht 2022
Zonja e Parë e Türkiye-s dhe kreu i OKB-së dakordohen për "Zero mbeturina"
Zonja e Parë në Türkiye-s Emine Erdoğan dhe Antonio Guterres patën një takim në selinë e OKB-së, ku u diskutuan çështjet mjedisore, përfshirë projektin "Zero mbeturina", një projekt i nisur në vitin 2017 nga vetë zonja Erdoğan.
AA
Lajme të ngjashme
OKB-ja vlerëson udhëheqjen e Türkiyes në betejën globale kundër mbetjeve
I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sigurinë Rrugore, Jean Henri Todt, vlerëson lidershipin e Türkiyes në betejën globale kundër mbetjeve, përgëzon Zonjën e Parë Emine Erdoğan për rolin e saj në Projektin Zero Mbetje.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.