Gruaja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, ka zhvilluar një takim në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, për të marrë pjesë në seancën e nesërme të Programit për Rritjen e Ndërgjegjësimit dhe Mbështetjes së Kancerit të Vendeve Afrikane Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Zonja e Parë Erdoğan u prit si mysafire nderi në aeroportin e Abujas nga Ministri i Shtetit Nigerian për Çështjet e Policisë İmaan Suleiman İbrahim dhe ambasadori i Türkiyes në Abuja Hidayet Bayraktar dhe bashkëshortja e tij.
Zonja e Parë Erdoğan më vonë pati një takim me Remi Tinubu, gruan e presidentit nigerian Bola Ahmed Tinubu, në Abuja.
Gjatë këtij takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura, Tinubu është shprehur e kënaqur që Zonja e Parë Erdoğan ka ardhur në Abuja si e ftuara e nderit e programit.
Sipas Tinubu, pjesëmarrja e Emine Erdoğan do të rrisë shikueshmërinë dhe efektivitetin e programit.
Ndërkaq,Tinubu shkëmbeu me Erdoğan informacione rreth Organizatës së Bashkëshortëve Afrikan për Zhvillim të mbajtur më herët.
Zonja e Parë Erdoğan inaguroi ekspozitën e Unionit të Grave të Artisteve Nigeriane
Në vizitën e saj në Institutin Yunus Emre në Abuja, Zonja e Parë Erdoğan u mirëprit nga drejtori i Institutit Yunus Emre, Musa Erbaş, Presidentja e Unionit të Grave Artiste Nigeriane Maryam Maigida dhe fëmijë afrikanë.
Pas hapjes së ekspozitës Emine Erdoğan ekzaminoi 12 punime të bëra nga gra piktore dhe mori informacion për veprat.
Zonja e Parë Erdogan më vonë u takua me fëmijë nigerianë që mësojnë turqisht në Institutin Yunus Emre. Në koncertin e flautit të realizuar nga studentë nigerianë u prezantua edhe pjesa “Katibim”. Gjithashtu, u kënduan 10 strofa të Himnit Kombëtar të mësuar përmendësh nga fëmijët.
Zonja e Parë Erdogan bisedoi me fëmijët dhe bëri foto.
"Programi i Rritjes së Ndërgjegjësimit dhe Mbështetjes kundër Kancerit të Vendeve Afrikane Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik" është një vazhdim i aktivitetit, sesioni i parë i të cilit u mbajt në Istanbul në vitin 2016, nën udhëheqjen e Emine Erdoğan.
Ditën e nesërme, Zonja e Parë Erdoğan do t'u drejtohet pjesëmarrësve si e ftuara e nderit e seancës hapëse.
"Unë besoj se ndërgjegjësimi do të rritet me bashkimin e forcës dhe zemrës"
Nga ana tjetër, Zonja e Parë Erdoğan në postimin e saj në llogarinë e saj në rrjetet sociale deklaroi se është kënaqësi që samiti i 'Programi i Rritjes së Ndërgjegjësimit dhe Mbështetjes për Luftimin e Kancerit të Vendeve Afrikane Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik', këtë vit po organizohet nga Nigeria.
“Do të doja të falënderoja me gjithë zemër zotin Tinubu për udhëheqjen e një çështjeje kaq të rëndësishme në Afrikë si për shëndetin e vendit të tij ashtu edhe për shëndetin e botës. Shpresoj që rezultatet e samitit të jenë të dobishme dhe besoj se ndërgjegjësimi do të rritet me forcë dhe unitet të zemrës." deklaron Emine Erdoğan në postimin e saj