Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie.       / Foto: AA

Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, ka vizituar ekspozitën "Udhëtim Kulinar në shijet e njëqindvjetorit të Anadollit" së bashku me bashkëshortet e liderëve të cilët marrin pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya.

Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie /Foto: AA

Në edicionin e tij të tretë, forumi mblodhi krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë, udhëheqës biznesi, akademikë dhe ekspertë, me panele dhe ekspozita të ndryshme që mbulonin një gamë të gjerë çështjesh.

Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie /Foto: AA

Duke hyrë në ditën e tij të dytë të shtunën, forumi priti ekspozitën "Udhëtim kulinar në shijet e njëqindvjetorit të Anadollit", duke ofruar një hapësirë për pjesëmarrësit për të eksploruar produkte me tregues gjeografik dhe punime artizanale të endura.

Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie / Foto: AA

Zonja e parë turke Erdoğan, vizitoi ekspozitën me ish-presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, bashkëshorten e kryeministrit të Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Zerrin Ustel, bashkëshorten e presidentit të RTQV-së Sibel Tatar, Ministren e Afrikës së Jugut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Grace Naledi Mandisa Pandor dhe bashkëshorten e presidentetit të Serbisë, Tamara Vuçiq.

Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie /Foto: AA

Zonja e parë dhe zyrtarët shoqërues u dhanë të ftuarve informacione rreth veshjeve dhe aksesorëve të stolisur me modele, motive dhe ngjyra tradicionale.

Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie /Foto: AA

Të ftuarit vizituan edhe stendat e produkteve me certifikatë me tregues gjeografik nga Bashkimi Evropian, teksa shoqëroheshin nga Zonja e parë turke.

Zonja e Parë turke mblodhi bashkëshortet e liderëve në ekspozitë kulinarie /Foto: AA

Ndërveprimet u zhvilluan si pjesë e Forumit të Diplomacisë në Antalya, duke ofruar një shkëmbim kulturor përmes objekteve të shënuara gjeografikisht dhe punimeve të endura.

TRT Balkan / agjencitë