28.473 të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori / Foto: AA

Numri i palestinezëve të vrarë në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 28.473, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Raportohet gjithashtu se 68.146 persona të tjerë u plagosën në ofensivën, e cila ka zgjatur për më shumë se katër muaj.

Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 16 masakra në të gjithë Rripin e Gazës ku 133 persona u vranë dhe 162 u plagosën.

"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja ose në rrugë dhe shpëtimtarët nuk mund t'i arrijnë ata", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) lëshoi ​​një urdhër të përkohshëm kundër Izraelit në çështjen e gjenocidit të ngritur nga Afrika e Jugut, Tel Avivi vazhdon të kundërshtojë vendimet e Gjykatës.

Fushata ushtarake çoi gjithashtu në zhvendosje masive, shkatërrim dhe mungesë të ushqimit, ujit dhe strehimit.

Pavarësisht kundërshtimit nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli po planifikon një pushtim tokësor të Rafahut, ku të paktën gjysma e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë larguar, pas urdhrave të mëhershëm të izraelit për evakuim.

TRT Balkan / agjencitë