8 Marsi: Ushtria izraelite vrau rreth 9.000 gra në Gaza. / Foto: AA Archive

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se ushtria izraelite vrau afro 9.000 gra palestineze gjatë sulmeve shkatërruese në enklavë.

“Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ka kontribuar në gjenocidin e grave palestineze”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra.

Ai shtoi se rreth 60.000 gra shtatzëna në Gaza vuajnë nga kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor.

Al-Qudra tha se gratë palestineze, veçanërisht në Gaza, po përjetojnë fatkeqësinë më të keqe humanitare të vrasjes, zhvendosjes, arrestimit, abortit, epidemisë dhe urisë si rezultat i agresionit izraelit.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) të punojnë për të "ndaluar menjëherë agresionin dhe gjenocidin izraelit" dhe gjithashtu u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e grave që të intensifikojnë përpjekjet për t'i dhënë fund agresionit izraelit në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë