Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka kritikuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara për dështimin për të ndihmuar në krijimin e një shteti palestinez dhe fajësoi dështimin shkaku i presionit nga ShBA-ja.
“OKB-ja ka dështuar në misionin e saj për të ofruar një zgjidhje të vetme ose për të miratuar një rezolutë që do të siguronte realizimin e të drejtës së popullit palestinez për shtetësi”, tha Abbas gjatë një takimi me presidentin rus Vlladimir Putin në Moskë.
"Për shkak të presionit të ShBA-së, OKB-ja nuk ishte në gjendje të përmbushte misionin e saj për të ofruar një zgjidhje ose miratimin e një rezolute që do të siguronte të drejtat e popullit palestinez," tha Abbas, në Rusi, përpara një vizite në Türkiye, ku ai do të të mbajë një fjalim në parlamentin turk të enjten.