Afrikë e Jugut: Shumë viktima nga zjarri në një ndërtesë në Johannesburg. / Photo: Reuters

Sipas të dhënave të para, 52 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në zjarrin që shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në Johannesburg, qytetin më të madh të Afrikës së Jugut.

Në një deklaratë nga Shërbimi i Menaxhimit të Situatës Emergjente të Afrikës së Jugut thuhet se zjarri u shfaq në orët e mëngjesit në një ndërtesë shumëkatëshe në Johannesburg. Në mesin e viktimave sipas raportimeve të autoriteteve është edhe një foshnjë.

Autoritetet thanë se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të të vdekurve ndërsa zjarri është vënë nën kontroll në masë të madhe, por që brenda ka ende tym intensiv.

Ekipet po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

TRT Balkan / agjencitë