Të paktën 11.500 njerëz, përfshirë 4.710 fëmijë dhe 3.160 gra, janë vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës përgjatë 40 ditëve.
Në një deklaratë nga zyra mediale e qeverisë në Gaza, thuhet se numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 11.500 dhe se në mesin e tyre gjenden 4.710 fëmijë dhe 3.160 gra.
Në deklaratë theksohet se numri i punonjësve të shëndetësisë që kanë vdekur në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ka arritur në 200, ndërsa po ashtu janë vrarë 51 gazetarë dhe 22 punonjës të mbrojtjes civile.
Gjatë 40 ditëve të sulmeve izraelite në Gaza janë plagosur 29.800 persona, thuhet në deklaratë, në të cilën bëhet e ditur se 70 për qind e të plagosurve janë gra dhe fëmijë.
Si pasojë e sulmeve intensive të ushtrisë izraelite, 25 spitale dhe 52 qendra shëndetësore kanë mbetur jashtë shërbimit, kurse 55 ambulanca janë sjellë në gjendje të papërdorshme.
Gjithashtu, Izraeli ka shkatërruar në tërësi 74 xhami dhe tri kisha, ndërsa 162 xhami të tjera janë dëmtuar.
Qeveria në Gaza tha se 255 gjatë sulmeve janë shënjestruar 255 shkolla, prej të cilave 63 kanë mbetur jashtë shërbimit, kurse 95 objekte qeveritare janë shkatërruar.