Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit Zakir Hasanov zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Türkiyes Yaşar Güler.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se ministri Hasanov informoi ministrin Güler lidhur me masat lokale antiterroriste që ushtria e Azerbajxhanit ka zhvilluar në Karabak.
Güler njoftoi se Türkiye ashtu si gjithmonë edhe sot ndodhet pranë Azerbajxhanit.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi fillimin e masave lokale antiterroriste me qëllimin për të rivendosur rendin kushtetues në Karabak, për të çarmatosur njësitë e forcave të armatosura armene dhe për t'i larguar ato nga territori i Azerbajxhanit.
AA