Aktivistët izraelitë të krahut të djathtë kanë penguar kamionët me ndihma humanitare të hyjnë në Gaza, raportojnë mediet izraelite.
"Kalimi Nitzana (në Izraelin jugor) është i mbyllur për kalimin e kamionëve për në Gaza," njoftoi të martën Channel 7 i Izraelit.
Postimet në mediet sociale përfshinin momente kur një grup izraelit, përfshirë gra dhe fëmijë, zhvilloi një demonstratë pranë portës kufitare.
Sipas transmetimeve, demonstrata të ngjashme janë mbajtur shumë herë në muajin shkurt.
Aktivistët e krahut të djathtë dhe të afërmit e pengjeve kanë organizuar protesta për më shumë se një javë në rrugët që të çojnë në vendkalimet për të parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Uria dhe sëmundjet
Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht OKB-ja, po bën thirrje për një armëpushim në Gaza dhe më shumë hyrje të ndihmave humanitare në territorin e rrethuar pasi sëmundjet e shkaktuara nga uria, etja dhe mungesa e materialeve higjienike janë të shfrenuara.
Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza që pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor. Që atëherë, nga kjo ofensivë brutale të paktën 29.878 palestinezë janë vrarë dhe mbi 70.000 të tjerë janë plagosur.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.