Al-Sisi: Duam marrëveshje tregtare preferenciale me vendet e D-8 / Photo: AA

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, deklaroi se duan të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare preferenciale me vendet anëtare të D-8-ës.

Presidenti Sisi foli në hapjen e Samitit D-8 të mbajtur në Kajro të Egjiptit.

Në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve tregtare mes vendeve anëtare, presidenti egjiptian tha: "Ne planifikojmë të nënshkruajmë një marrëveshje tregtare preferenciale midis vendeve anëtare të D-8-ës".

Organizata D-8 u themelua në vitin 1997 në Türkiye, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe social midis vendeve anëtare.

Organizata përfshin Türkiyen, Egjiptin, Nigerinë, Pakistanin, Iranin, Indonezinë, Malajzinë dhe Bangladeshin.

Lidhur me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, Sisi deklaroi se vazhdimi i sulmeve kundër popullit palestinez përbën një kërcënim për vendimet ndërkombëtare.

"Rajoni i Lindjes së Mesme po përjeton sfidë të paprecedentë, me konflikte dhe luftëra", tha Sisi.

AA