Altun: Izraeli nuk është i interesuar të mbrojë civilët \ Foto: AA

Izraeli po tregon edhe një herë se nuk është i interesuar të mbrojë civilët ose të respektojë të drejtat themelore të njeriut, shkruan në rrjetin social kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Fahrettin Altun.

“Ndërprerja e plotë e komunikimeve fikse, celulare dhe interneti në Rripin e Gazës sinjalizon fazën më të fundit në fushatën ushtarake të Izraelit kundër palestinezëve”, shkruan Altun.

Ndërsa ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj më intensive ajrore në Rripin e Gazës, i cili është nën rrethim që nga 7 tetori, Altun theksin se përpjekja e saj e njëkohshme për të shkatërruar komunikimet është një sulm i hapur ndaj të drejtave dhe vlerave më themelore të njeriut.

“Ndërprerja e energjisë nga Izraeli, e synuar për të parandaluar të gjitha kanalet ndërkombëtare të komunikimit që lidhin Gazën me botën e jashtme, tregon qartë një qëllim për të kryer krime lufte”, thotë Altun.

Sipas tij, kjo është një përpjekje për të fshehur të vërtetën e shëmtuar të shkatërrimit të jetëve civile nga Izraeli.

TRT Balkan