Drejtori i Komunikimeve në presidencën turke, Fahrettin Altun tha se Türkiye do të kujtojë gjithmonë dhe nuk do të lërë të harrohen përpjekjet e spastrimit etnik dhe përjashtimit drejtuar turqve qipriotë.
“Së pari, po kryhen mizori. Së dyti, përballë këtyre mizorive, është rezistenca e lavdishme dhe krenare e turqve qipriotë”, tha Altun të enjten teksa vizitonte ekspozitën e Cyprus Facts në Ankara.
Ekspozita përshkruan ngjarjet që çuan në Operacionin e Paqes, i cili u dha fund mizorive në Qipro. Ekspozita përmban fotografi të shumta, gazeta dhe shënime lajmesh nga ajo periudhë.
Në këtë eksozitë ishte i pranishëm edhe Ersin Tatar, presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV).
Çështja e Qipros
Altun tha se Türkiye do të zhvillojë shumë aktivitete gjatë gjithë vitit për të vazhduar të flasë për çështjen e Qipros në mbarë botën dhe ekspozita do të tregojë se si turqit qipriotë u shtypën nën ndikimin e fuqive globale.
“Përsëri, falë mbështetjes dhe kontributit të fortë të Republikës së Türkiyes, si dhe luftës së lavdishme të turqve qipriotë, këto përpjekje për gjenocid nuk u lejuan dhe këto aktivitete keqdashëse, lavdërimi i qoftë Allahut, iu dhanë fund", shtoi Altun.
Drejtori turk i komunikimeve tha se ata duhet të kujtojnë "të vërtetat e hidhura" të historisë, duke shtuar se RTQV-ja vazhdon të mbrojë kauzën e turqve qipriotë në skenën ndërkombëtare me një qasje të bazuar në dialog dhe diplomaci.
Zgjidhje me dy shtete
Altun kujtoi përpjekjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për të paraqitur një zgjidhje me dy shtete për çështjen e Qipros në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, duke shtuar se bërja e RTQV-së anëtare vëzhguese e Organizatës së Shteteve Turke ishte një konfirmim i mbështetjes së Ankarasë.
Sulmet etnike që filluan në fillim të viteve 1960 i detyruan qipriotët turq të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.
Në vitin 1974, grusht shteti në Qipron greke që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Türkiyes si një fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga persekutimi dhe dhuna.
Vitet e fundit, ka pasur një proces paqësor pa ndërprerje, duke përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Türkiyes, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.
Administrata greke e Qipros u pranua në BE në 2004, në të njëjtin vit që grekët qipriotë penguan një plan të OKB-së për t'u dhënë fund mosmarrëveshjeve.