Altun u bën thirrje transmetuesve publikë të luftojnë dezinformimin      / Foto: AA

Drejtori i Komunikimeve të Türkiyes ka thënë se një komponent thelbësor i nismave globale të komunikimit strategjik përfshin adresimin e aktiviteteve shkatërruese në rritje të lehtësuara nga teknologjitë e komunikimit në zhvillim.

“Sot, fusha e komunikimeve strategjike përfshin luftimin e elementëve përçarës si kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe fushatat sistematike të dezinformimit”, tha Fahrettin Altun të shtunën në fjalimin e tij në Forumin Botëror TRT në Istanbul.

Altun tha se këto aktivitete të dëmshme tentojnë të shfrytëzojnë drejtpërdrejt ndarjet sociale dhe synojnë “të nxisin polarizimet dhe konfliktet në zonën ndërkombëtare”.

Ai theksoi se aktivitetet shkatërruese, veçanërisht dezinformimi, marrin një natyrë që nxit dhunën dhe ushqen krimet e urrejtjes veçanërisht në kohë krize.

“Sot, ne të gjithë diskutojmë gjerësisht për kërcënimet hibride, gënjeshtrat që bëhen të zakonshme, hegjemonia e lajmeve të rreme, e vërteta që bëhet e parëndësishme dhe manipulimet e demokracive së bashku me teknologjitë e reja të medias”, tha Altun.

Transmetim i ndërgjegjshëm

Duke pranuar se dezinformimi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e njerëzve, shëndetin publik, demokracitë dhe ekonomitë, Türikye po punon në mënyrë aktive në formulimin e strategjive kombëtare për ta kundërshtuar atë, shtoi ai.

“Duhet të jetë përgjegjësi e transmetuesve publikë për të mbrojtur këto përpjekje të vlefshme dhe për të mbrojtur të vërtetën”, tha ai. ”Në epokën e pas së vërtetës në të cilën jetojmë, aktorët kryesorë që do të luftojnë për të vërtetën janë transmetuesit publikë dhe kështu duhet të jenë”.

Altun përsëriti se transmetuesit publikë mund të zbulojnë keqinformimin dhe dezinformimin përmes ekspertizës së tyre gazetareske, duke përdorur mjete digjitale dhe duke përdorur strategji adaptive.

Ai shtoi se përballja me këto sfida dhe zbutja e ndikimeve të tyre negative është pa dyshim sfiduese.

“Megjithatë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të përqafojmë digjitalizimin në atë mënyrë që të krijojmë mundësi për transmetuesit publikë.

“Si transmetues publikë, ne duhet të shfrytëzojmë mjetet digjitale për të ofruar përmbajtje me cilësi të lartë që ka fuqi qëndrueshmërie dhe jetëgjatësi cilësore”,tha ai.

Duke theksuar domosdoshmërinë e mbajtjes së angazhimit për dhënien e informacionit të saktë dhe “të shpejtë” për publikun, Altun tha se publiku duhet të edukohet rreth njohurive kontekstuale.

“Ne nuk mund ta lëmë publikun në mëshirën e të ashtuquajturve gazetarë që nuk janë trajnuar siç duhet dhe që kërkojnë vetëm përmbajtjen e radhës virale”.

AA