Forcat okupatore izraelite sulmuan ekipin e TRT Arabi dhe gazetarët të dielën para shtëpisë së të arrestuarit Israa Al Jaabis në Kuds (Jerusalem).
Pas sulmit, Drejtori i Komunikimeve i Türkiyes Fahrettin Altun tha: "Në një shpërfillje të hapur të ligjit ndërkombëtar, Izraeli, duke vrarë gazetarë të cilët kanë tërhequr vëmendjen globale për atë që ka ndodhur në Gaza, vazhdon të përdorë metoda të paligjshme."
"Ne dënojmë qeverinë izraelite, e cila tani e ka kthyer agresionin e saj ndaj atyre gazetarëve që mbulojnë shkëmbimin e pengjeve në rajon dhe madje i sulmojnë ata me plumba plastikë dhe duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi kundër tyre”, shkroi Altun në platformën X të dielën.
Duke i bërë thirrje Izraelit të pushojë sulmet e tij, veçanërisht ndaj civilëve të pafajshëm palestinezë, gazetarëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personelit të ndihmës së parë, ai thotë se "Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar".
Altun theksoi se Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes po monitoron nga afër situatën e gazetarëve që janë sulmuar nga Izraeli.