Flamuri turk u ngrit sot në ambasadën turke në Damask dhe aktivitetet e ambasadës rifilluan pas plotë 12 vitesh.
Opozita, e cila u përlesh me forcat e regjimit të Bashar Asadit në fshatin perëndimor të Aleppos më 27 nëntor në Siri, fitoi kontrollin e kryeqytetit Damask më 8 dhjetor dhe regjimi 61-vjeçar Baath u përmbys në vend.
Flamuri turk u ngrit sot në ambasadën turke në Damask për t’i rifiluar aktivitetet të cilat u ndërprenë në vitin 2012.
Ambasadori i Türkiyes në Nouakchott, Burhan Köroğlu, u emërua i Ngarkuar i Përkohshëm me Punë i Ambasadës në Damask më 12 dhjetor.
Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan e njoftoi ambasadorin Köroğlu për postin e tij të ri.
Ambasada turke në Damask, e cila ndodhet afër sheshit Ravda Meyda, një zonë ku janë përqendruar misionet diplomatike, kishte vazhduar të funksiononte për një kohë, ndërsa më 26 mars 2012, kishte pezulluar aktivitetet e saj të përditshme.
Punonjësit e ambasadës dhe familjet e tyre gjithashtu ishin kthyer në Türkiye me këtë vendim.
Ndërkohë, Konsullata e Përgjithshme e Sirisë në Stamboll kishte vazhduar aktivitetet e saj.