Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka deklaruar se vendi i saj dhe Türkiye do të punojnë ngushtë për ekstradimin e kriminelëve.
Duke folur për transmetuesin shtetëror finlandez ‘YLE’, Andersson tha se Suedia do të tregojë se si sillet me terrorizmin në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Duke i përshkruar bisedimet me Türkiye-n si "konstruktive", Andersson tha se ata kanë folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
"Nëse tre palë janë ulur në një dhomë dhe duan të bien dakord, atëherë ju mund të ecni përpara me të", tha ajo.
Dje, Türkiye, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për anëtarësim në NATO pas bisedimeve katërpalëshe në Madrid.
Memorandumi kushtëzon Finlandën dhe Suedinë të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Türkiye-s mbi terrorizmin dhe heqjen e embargos së armëve ndaj Ankarasë.
Në këmbim, Türkiye lejon që vendet nordike të anëtarësohen në NATO
29 Qer 2022
Andersson: Suedia do të ekstradoj kriminelët në Türkiye
Memorandumi i nënshkruar të martën i kushtëzon vendet nordike të ndërrmarrin hapa kundër terrorizmit
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.