Tre anije të mbushura me misër janë nisur së fundmi nga Ukraina. Anijet lundrojnë nën flamujt e Panamasë, Maltës dhe Türkiye-s, njoftuan nga ministria e Mbrojtjes Türkiye-s.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se nga porti i Odesës është nisur anija "Navistar" me flamur të Panamasë e ngarkuar me 33 mijë tonë misër dhe e cila do të shkojë nga Ukraina në Irlandë. Anija do të inspektohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit në veri të Istanbulit.
Anija e dytë është nisur nga porti Chernomorsk me 13 mijë tonë misër për në Britani të Madhe. Po ashtu edhe lundrimi i anijes "Rojen" me flamur të Maltës po monitorohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.
Anija ma flamur turk "Polarnet" që ndodhej në pritje në portin Chernomorsk të Ukrainës u nis për në rajonin turk Karasu. Anija është ngarkuar me 12 mijë tonë misër dhe para se të mbërrijë në Karasu do t'i nënshtrohet inspektimit nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit në veri të Istanbulit.
Ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit, po ashtu ka njoftuar se ka filluar inspektimi për anijen pa ngarkesë "Fulmar S" me flamur të Barbadosit e cila është ankoruar në veri të Istanbulit për të shkuar drejt portit Chernomorsk për t'u ngarkuar me drithë.
Ndryshe, të hënën nga Odesa, pas disa muajve luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, u nis anija e parë me drithë. Destinacioni përfundimtar ishte Libani. Paraprakisht anija “Razoni” me flamurin e Sierra Leones u ndalë në Istanbul për inspektim. Mbi 25 mijë tonelata misër u transportuan përmes kësaj anije.
5 Gus 2022
Anije të reja me misër nisen nga Ukraina
Afërsisht 60 mijë tonë drithëra pritet të transportohen në tre shtete
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Belgjika do ta arrestojë Netanyahun në rast se ai shkon në Bruksel
"Ndaj çdo personi që ka urdhërarrest nga Gjykata, nëse është në tokat e Belgjikës, autoritetet belge do t'i përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të Statutit të Romës", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Belgjikës, Florinda Baleci.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore