Kthimi i ekuipazhit të misionit hapësinor Axiom-3 nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është shtyrë të paktën deri të hënën për shkak të "kushteve të pafavorshme", njoftoi SpaceX të shtunën herët.
“Tani planifikojmë jo më herët se të hënën, 5 shkurt, që Dragon dhe ekuipazhi Ax-3 të ndahen nga ISS-ja”, tha kompania private hapësinore në një postim në rrjetin social X në lidhje me kthimin e ekuipazhit, duke përfshirë të parin udhëtar të Türkiyes në hapësirë Alper Gezeravci.
Ata shtojnë se: "Ekipet do të vazhdojnë të monitorojnë motin përpara mundësisë së ardhshme".
Kapsula Dragon, e cila do të kthejë misionin Axiom-3 në Tokë, ishte planifikuar të nisen nga ISS-ja në orën 11 të ditës së sotme.
Misioni Ax-3 u nis më 18 janar nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida me raketën Falcon 9 të kompanisë private hapësinore SpaceX dhe u ankorua me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor më 20 janar.
Ekuipazhi ishte përgjegjës për kryerjen e mbi 30 eksperimenteve shkencore.