Libanezi i liruar nga burgu sirian: Frymova vuajtje për 33 vjet.        Foto: AA

Në deklaratë thuhet se Tel Avivi ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke pushtuar zonën tampon dhe duke kryer sulme në Siri, si dhe duke u përpjekur të minojë mundësinë për të rivendosur besimin dhe stabilitetin në Siri.

Arabia Saudite dhe Kuvajti dënuan pushtimin nga ushtria izraelite të zonës tampon në kufirin sirian.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka reaguar për pushtimin e zonës tampon nga Izraeli në kufirin me Sirinë dhe sulmet e tij në territorin sirian.

Në deklaratë thuhet se Tel Avivi ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke pushtuar zonën tampon dhe duke kryer sulme në Siri, si dhe duke u përpjekur ta minojë mundësinë për të rivendosur besimin dhe stabilitetin në Siri dhe bëhet thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dënojë shkeljet e Izraelit.

Gjithashtu, theksohet se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë. "Rrafshnalta e Golanit janë toka të pushtuara arabe siriane", thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit, u dënua ashpër pushtimi i zonës tampon nga forcat izraelite në kufirin sirian.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me këtë hap dhe theksohet se duhet respektuar pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë.

Po ashtu, kërkohet që komuniteti ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij dhe të parandalojë sulmet e Izraelit ndaj vendeve të rajonit.

TRT Balkan / agjencitë