Arabia Saudite njoftoi se ka filluar evakuimin e qytetarëve të saj dhe të diplomatëve të vendeve mike nga Sudani, i cili është bërë skenë e përleshjeve të armatosura mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Ministria e Jashtme saudite në një deklaratë me shkrim tha se ka filluar evakuimin e qytetarëve sauditë dhe personelin e misioneve diplomatike të disa vendeve nga Sudani. Urdhri për evakuim është dhënë nga Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Ndërkohë nuk janë dhënë detaje rreth "vendeve mike".
- Përleshjet mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë në Sudan
Mëngjesin e 15 prillit në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të tjera të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.
Mosmarrëveshja e përjetuar prej disa muajsh mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë për çështjen e reformës së sigurisë ushtarake që parashikon pjesëmarrjen e plotë të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë në ushtri u shndërrua në një konflikt të nxehtë mes dy forcave.
Ministria e Jashtme sudaneze njoftoi se gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i Këshillit të Sovranitetit dhe komandant i ushtrisë, ka vendosur shpërbërjen e Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë që konfliktohen me ushtrinë, shpalljen e saj si forcë rebele kundër shtetit dhe se do të veprohej sipas këtij parimi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në përleshje kanë humbur jetën mbi 400 persona.
Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë njoftuan se do të zbatojnë armëpushimin "humanitar" prej 72 orësh që nga dita e parë e Bajramit, ndërkohë edhe ushtria në orët e mbrëmjes njoftoi se do t'i përmbahet thirrjes ndërkombëtare për armëpushim.
22 Pri 2023
Arabia Saudite evakuon qytetarët dhe diplomatët e saj nga Sudani
Urdhri për evakuim është dhënë nga Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Princi i Arabisë Saudite për Izraelin: "Çdo ditë ne afrohemi më shumë”
Bin Salman kundërshtoi raportet se procesi historik për vendosjen e marrëdhënieve midis dy shteteve ka ngecur për shkak të kundërshtimit izraelit për të bërë lëshime përballë palestinezëve, duke thënë se "negociatat e mira" janë duke vazhduar.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.