Arabia Saudite thirri të Ngarkuarin me Punë të Danimarkës në Rijad në ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) për shkak të djegies së Kuranit të Shenjtë në Kopenhagë.
Në një deklaratë me shkrim të MPJ-së të Arabisë Saudite thuhet se veprimet e një grupi radikal në Danimarkë si djegia e Kuranit dhe parullat raciste kundër Islamit dhe myslimanëve ishin dënuar më parë.
Në deklaratë thuhet se i Ngarkuari me Punë i Danimarkës në Rijad është thirrur në MPJ dhe i është dorëzuar notë proteste dhe është theksuar se Danimarkës i është kërkuar të parandalojë akte të tilla të turpshme që nuk përputhen me normat dhe ligjet ndërkombëtare dhe mësimet fetare.
"Arabia Saudite i hedh poshtë të gjitha këto veprime që nxisin urrejtje ndërfetare", thuhet në deklaratën e MPJ-së. Anëtarët e grupit antiislam dhe ultranacionalist "Danske Patrioter (Patriotët danezë)" në Danimarkë dogjën Kuranin.
Anëtarët e grupit, duke ngritur parulla antiislame dhe duke hedhur slogane që fyejnë Islamin, dogjën Kuranin para ambasadave të Iranit, Irakut, Egjiptit dhe Türkiyes.