Arrestohen 16 palestinezë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor. / Foto: AA Archive

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 16 palestinezë të tjerë, përfshirë fëmijë, gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Raportohet se ushtria izraelite në 24 orët e fundit ka arrestuar të paktën 16 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe ish të burgosur, në bastisjet në qytetet e Bregut Perëndimor, Ramallah, Betlehem, Qalqilya, Nablus, Khalil dhe Jericho.

Theksohet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 9.600.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Të paktën 571 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023.

TRT Balkan / agjencitë