Ushtria izraelite tërhiqet nga kampi Jenin, 12 të vdekur       / Foto: AA

Ushtria izraelite u tërhoq nga kampi i refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar pas një operacioni ushtarak treditor që rezultoi me vdekjen e më shumë se dhjetë palestinezëve.

Dëshmitarët raportuan se qindra banorë kanë filluar të kthehen në kamp për të vlerësuar dëmet në shtëpitë e tyre pas operacionit ushtarak.

“Numri i martirëve deri të martën në qytetin Jenin dhe kampin e tij në Bregun Perëndimor verior është rritur në 12 palestinezë, të cilët ranë viktimë të të shtënave me armë zjarri të ushtrisë izraelite”, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Numri i viktimave palestineze në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori është rritur në 287.

Ushtria izraelite kreu një operacion të gjerë ushtarak në Jenin dhe në kampin e tij, gjatë të cilit u shkatërruan 20 shtëpi dhe u arrestuan 700 palestinezë.

Ushtria izraelite po përshkallëzon operacionet e inkursionit, arrestimit dhe forcës vdekjeprurëse në qytetet e Bregut Perëndimor, njëkohësisht me luftën shkatërruese që ka zhvilluar në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

AA