Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se dy persona u kapën nën dyshimin se po përgatiteshin për të djegur një xhami në rajonin e Belgorodit.
Në deklaratën e FSB-së thuhet se dy persona me banim në Mariupol, të lindur në vitet 1986 dhe 1993, ishin "joshur" nga inteligjenca ukrainase. Në deklaratë shtohet se të dyshuarit janë kapur "në përputhje me udhëzimet që kanë marrë, kanë shkuar në Belgorod dhe i kanë vënë zjarrin xhamisë atje".
Kundër të dyshuarve, të cilët raportohet se kanë pranuar krimet, është ngritur padi për veprën penale "sulm terrorist".
AA