Izraeli ka shkatërruar 222 shkolla dhe 56 xhami në Gaza / Foto: AA

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë dëmtuar 192 xhami, duke përfshirë 56 të cilat janë shkatërruar plotësisht, njoftoi mbrëmë Kabineti Mediatik në Gaza.

“Për shkak të agresionit izraelit, 192 xhami u dëmtuan, duke përfshirë 56 xhami që u shkatërruan plotësisht. Tri kisha u goditën," tha zëdhënësi Salama Maruf.

Siç theksoi Maruf, janë dëmtuar 192 objekte mjekësore dhe shëndetësore, janë shkatërruar 32 autoambulanca, ndërsa dëme të konsiderueshme kanë pësuar 113 objekte shëndetësore, ndërsa 16 spitale dhe 32 qendra shëndetësore nuk janë në funksion.

Rreth 222.000 njësi banimi u prekën gjithashtu, me 10.000 ndërtesa të shkatërruara plotësisht dhe 40.000 njësi banimi të shkatërruara, tha Maruf.

Ai shtoi se okupimi izraelit shkatërroi 222 shkolla dhe 88 ndërtesa qeveritare.

AA