Gjermani, një xhami pranon letër kërcënuese dhe ofenduese. / Foto: AA

Një xhami në qytetin perëndimor gjerman Münster ka pranuar një letër kërcënuese.

Letra e dërguar në Xhaminë Qendrore të Münsterit, e cila është e lidhur me Unionin Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB), përmbante fyerje kundër myslimanëve dhe emigrantëve.

Letra gjithashtu përmbante komente raciste, duke përfshirë shprehjet "Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë".

Duke folur për Anadolu, Fettah Çavuş, kreu i Shoqatës së Xhamisë Qendrore të Münsterit, tha se për fat të keq armiqësia ndaj të huajve dhe myslimanëve është në rritje në Gjermani.

Ai tha se komuniteti mysliman kërkon kapjen e autorit ose autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

AA