Arrestohen protestues në Nju Jork, deshën të ndalin intervistën e Bidenit / Foto: AA

Rreth 50 protestues u arrestuan në qytetin e Nju Jorkut të hënën, ndërsa i bënin thirrje presidentit amerikan Joe Biden të ndalonte mbështetjen e qeverisë izraelite dhe operacionet e saj ushtarake në Gaza.

Duke u mbledhur brenda Rockefeller Center në Midtown Manhattan në një përpjekje për të penguar regjistrimin e intervistës së Biden në NBC Late Night me Seth Meyers, ata brohorisnin "Biden, Biden, nuk mund të fshihesh, ti po financon gjenocidin" dhe "Tani fund rrethimit në Gaza tani”.

Ata gjithashtu shpalosën pankarta që shkruanin "Palestine e lirë", "Hebrenjtë drejtuar Bidenit: Ndaloni armatimin e gjenocidit" dhe "E gjithë bota po shikon".

Biden bëri një vizitë të paparalajmëruar në një sallon akulloreje në vendin fqinj, ku u tha gazetarëve se shpreson që një armëpushim në Rripin e Gazës të arrihet deri më 4 mars.

"Shpresoj deri në fund të fundjavës...Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Jemi afër. Nuk kemi mbaruar ende. Shpresoj se deri të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim." tha ai.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga një sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 29.782 njerëz dhe duke shkaktuar dëme masive dhe mungesë të nevojave elementare.

Gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor besohet se janë vrarë 1.200 izraelitë.

Lufta izraelite në Gaza ka shtyrë 85% të popullsisë së territorit në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

AA