Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan u arrestua të martën në kryeqytetin Islamabad, njoftuan mediat lokale.
Zhvillimi vjen disa ditë pasi Khan akuzoi një oficer të lartë ushtarak për komplot për ta vrarë.
Khan u arrestua nga Rangersat, forca paraushtarake e vendit, pikërisht kur një gjykatë në Islamabad i dha atij lirim të përkohshëm me kusht në shtatë raste, raportoi Dunya News.
AA