Arrestohet në Türkiye terroristi i PKK-së i lidhur me rrjetin rus të grupit / Photo: AA

Një terrorist i PKK/KCK-së i lidhur me rrjetin rus të grupit terrorist është arrestuar të mërkurën në Türkiye në një operacion të përbashkët të kryer nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) dhe forcave ti sigurisë, thanë burimet.

“Bari Iusubov mori pjesë në aktivitete propagandistike për një organizatë terroriste në Rusi, Kazakistan, Armeni dhe kampin Makhmur të grupit terrorist në Irak”, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Isubov mbante lidhje të ngushta me anëtarë të rangut të lartë të grupit terrorist dhe ishte i përfshirë në disa aktivitete terroriste.

Terroristi, i cili ishte nën vëzhgimin e MIT-it që nga viti 2020, u arrestua dhe u dërgua në burg.

TRT Balkan / agjencitë