Aterron avioni i parë me ndihma nga Türkiye për banorët e Gazës në Egjipt.  / Foto: AA

Avioni i parë i Türkiyes që transportonte ndihma humanitare për banorët e Gazës ateroi në Egjipt.

Në postimin e bërë në llogarinë X të Gjysmëhënës së Kuqe Turke thuhet se avioni transportonte materiale ndihme për Gazën, të siguruara me mbështetjen e qytetarëve të Türkiyes.

Avioni ushtarak do të dërgojë ndihma për banorët e Gazës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Türkiyes dhe Presidencën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas autoriteteve, thuhet që më shumë se 2.700 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të shtunën, duke përfshirë mbi 1.400 palestinezë dhe 1.300 izraelitë.

TRT Balkan / agjencitë